Erdogan: Putin është gati t’i japë fund luftës. Do të ndodhë diçka e rëndësishme!

20/09/2022 18:33

Rexhep Tajip Erdogan beson se Vladimir Putini kërkon tashmë fundin e luftës në Ukrainë.

Këtë përshtypje më la në bisedën tonë të fundit, tha presidenti turk. Erdogan foli për një hap të rëndësishëm që do të hidhet dhe insistoi se shefi i Kremlinit, tani dëshiron ta përfundojë këtë konflikt sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ai praktikisht më tregoi se nuk kërkon vazhdimin e kësaj situate. Këtë mendim krijova, sepse mënyra sesi po shkojnë gjërat tani është vërtet shumë problematike”- tha Erdogan.

Situata në terren në fakt, këto kohë, nuk ka qenë paska e mire për Rusinë. Në fakt, Ukraina këtë muaj arriti të rikthente një pjesë të mirë të territorit dhe triumfi i saj rezonoi menjëherë nëpër botë. Erdogan sqaroi për PBS se ka pasur “diskutime shumë të gjera”, me Putinin në një samit të mbajtur në Uzbekistan javën e kaluar. Lideri turk tregoi më tej se po bëhen përgatitje që rreth 200 pengje të këmbehen shpejt mes dy palëve, por nuk dha detaje të mëtejshme për këtë gjë. Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky përsëriti së fundi thirrjet e tij që bota ta dënojë Rusinë si “shtet terrorist”.

Turqia që është vend anëtar i NATO-s, vazhdon megjithatë të mbajë ende lidhje të ngushta me Moskën dhe Kievin, e ndërmjetësoi me sukses edhe marrëveshjen që mundësoi zhbllokimin e grurit ukrainas dhe dërgimin e tij në pjesë të ndryshme të globit.  Aktualisht, ushtria ukrainase pretendon se ka fituar kontrollin e mbi 8.000 kilometrave katrorë në Kharkiv që prej nisjes së kundërofensivës, ndërsa Moska thotë  se trupat e saj janë tërhequr nga rajoni për t’u rigrupuar.

 

Top Channel