Dy shtëpi janë përfshirë nga flakët këtë pasdite në Pogradec.

Në banesën që ndodhet në fshatin Slabinjë të njësisë Proptisht jetonin katër anëtarë të një familjeje. Flakët janë përhapur në shtëpinë e shtetasit me iniciale A.S. dhe në shtëpinë e djalit të tij, shtetasit me iniciale M.S.

Sipas të dhënave paraprake nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.09.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Slabinjë, njësia administrative Proptisht, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve A. S. dhe djalit të tij M. S. Nga të dhënat e para rezulton se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel