Bombat ruse godasin një spital psikiatrik në Kharkiv!

18/09/2022 14:47

Katër mjekë gjetën vdekjen dhe dy pacientë u plagosën gjatë një bombardimi rus në fshatin Streleça në rajonin Kharkiv të Ukrainës teksa zhvillohej një evakuim i pacientëve të një spitali psikiatrik që u godit me raketa.

Po ashtu, burime ukrainase thonë se në të njëjtën zonë, sulmet nga një tank rus ndaj një automjeti, vranë dy gra.

Forcat ruse që më parë kishin pushtuar pjesën më të madhe të rajonit Kharkiv në Ukrainë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i akuzon për përdorimin e gjerë të torturës.

Të paktën 10 vende torture janë zbuluar në rajonin lindor të çliruar. Tortura ishte një praktikë e përhapur në territoret e pushtuara.

Presidenti i quajti “fashistë” pushtuesit që u larguan përballë një kundërofensive ukrainase të nisur një javë më parë.  Sjelljen e tyre e krahasoi me të nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Ashtu si nazistët, rusët do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre në gjykatë. Ne do të përcaktojmë identitetin e të gjithëve atyre që torturuan dhe keqtrajtuan njerëzit, të cilët i sollën këto mizori nga Rusia këtu në territorin ukrainas. Forcat pushtuese braktisën pajisjet e torturës kur ikën.

Top Channel