Situatë problematike paraqitet edhe në Gjakovë si pasoje e motit të keq me reshje të dendura shiu.

Mësohet se Lumi Ereniku ka dalë prej shtratit dhe është në kuotën maksimale, situatë kjo e cila nuk është regjistruar prej vitesh.

Në sakaq në zonat më problematike e pranë lumenjve ka nisur evakuimi I banorëve. Lagjja Shote Galica është e përmbytur dhe banorët janë duke u evakuuar me varka nga ekipet e zjarrfikësve.

Në Pikën e Zezë, lagje kjo në dalje të Prishtinës situata është e rëndë dhe ka përmbyjte. Lumi Drin po ashtu është në nivel të lartë dhe Rogova është në përmbytje. Drejtori i Shërbimeve Publike në Gjakovë Haxhi Sejdiu ka shtuar se ekipet janë në terren me kapacitetet maksimale.

Top Channel