‘Bodybuilder-i famëkeq’ ngreh muskujt para policisë dhe turmave në homazhet për mbretëreshën (fotot)

17/09/2022 16:41

Video e një bodybuilder-i të njohur në rrjetet sociale po shpërndahet gjerësisht në rrjet, ku përdoruesit ankohen per sjelljen e tij ekzibicioniste para turmave në pallatin mbretëror në Londër.

“Influencuesi” kishte ardhur para turmave të njerëzve për vdekjen e mbretëreshës dhe ngrehte muskujt e tij gjigantë, duke perdorur dhe disa aksesorë force që kishte marrë me vete, si sëpata e vegla stërvitjeje.

Video e tij është hequr tashmë nga rrjeti si “e papërshtatshme” në kohë zie për Elizabetën.

Liver King, emri i vërtetë i të cilit është Brian Johnson, ka rreth 1.7 milionë ndjekës në faqen e tij në Instagram, dhe njihet për promovimin e stilit të jetesës së  “pararendësve”, qe do te thote “menyre minimaliste e primitive komforti, ushqimi dhe mbijetese”.

Grupe të mëdha turistësh kanë vërshuar në portat e pallatit mbretëror pas vdekjes së mbretëreshës.

Prandaj Liver King duket se e ka shfrytëzuar këtë për të shuar audiencën e tij teksa del para njerëzve dhe rojeve nga brenda portës së pallatit me dy pesha të vogla që mban në duar.

Ai më pas u thërret rojeve në anën tjetër: “Ja ku erdha, jam Liver King,” dhe më pas pamja ndërpritet.

Shumë përdorues thanë se shfaqja e tij tregonte mungesë respekti ndaj monarkëve, ndersa te tjere lavderonin idhullin e tyre te jeteses “natyraliste” per paraqitjen ne forme homazhi.

“Kjo është një sjellje e trazuar, dhe mungesë respekti për njerëzit rreth tij”, shkruante një përdorues.

Një tjetër tha: “Rojet e mbretit duket se nuk e pëlqejnë shfaqjen e tij”.

Influencuesi tha se qëllimi i tij ishte të “ndryshonte jetët e miliona njerëzve” duke promovuar stilinprimitiv te jetesës së pararendësve, që sipas tij është elegant dhe na aftëson të shpreshim gjenetikisht më të mirën e vetes tonë.

Kanali i tij në YouTube ka 170,000 të abonuar.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA