Pamjet/ Flakët përpijnë qiellgërvishtësin në Kinë, qindra njerëz rrezikojnë jetën

16/09/2022 16:52

Godina e kompanisë Telekon në Changsha të Kinës është përfshirë thuajse e gjitha nga flakët këtë të premte pasdite.

Sipas raportimeve paraprake, brenda ndërtesës ka qindra punonjës që rrezikojnë jetën, ndërkohë që zjarri ka marrë përmasa kolosale.

Tym dhe flakë të mëdha, përfshinë ndërtesën që u dogj shumë shpejt. Changsha, kryeqyteti i provincës Hunan, ka një popullsi prej rreth 10 milionë banorë.

Ndërtesa 218 metra e përfunduar në vitin 2000, ndodhet pranë një unaze kryesore, sipas medieve vendase.

Zjarret vdekjeprurëse janë të zakonshme në Kinë, ku zbatimi jo korrekt  i rregullave të ndërtimit mund ta bëjnë të vështirë për njerëzit që të largohen nga ndërtesat që përfshihen nga flakët. Vetëm një muaj më parë një zjarr që përfshiu një shkollë, vrau 18 persona në provincën e Henan.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel