Ballkani nuk ia doli dot të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen me Slavian e Pragës në Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja humbi 3-2 në sfidën e zhvilluar në tokën ceke dhe mbetet në kuotën e vetëm 1 pike. Të gjithë golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e parë, me kampionët e Kosovës që morën avantazhin me anë të Ermal Krasniqit, por Slavia e Pragës barazoi menjëherë shifrat në 1-1 falë autogolit të Frashërit.

Megjithatë Ballkani reagoi dhe nuk vonoi shumë për të marrë sërish avantazhin në 2-1 me Korenicën, por edhe në këtë rast kundërpërgjigjja e skuadrës ceke ishte e shpejtë dhe ishte një njohje e vjetër e futbollit në Shqipëri, Peter Olayinka ai që ndëshkoi skuadrën e Ballkanit për të barazuar në 2-2.

Ky gol i dha krahë skuadrës së Slavias së Pragës që shënoi edhe golin e tretë me anë të Masopust për përmbysur gjithçka dhe për të çuar rezultatin 3-2 që mbeti i tillë deri në fundin e ndeshjes.

Ballkani pati fatin e keq të luajë minutat e fundit në inferioritet numeric pas ndëshkimit me karton të kuq të Astrit Thaqit. Pas dy raundeve të para, Grupi G në Conference League kryesohet nga Slavia Pragë dhe Sivasspor me 4 pikë me skuadrën turke që mundi Cluj 1-0 me skuadrën rumune që ashtu si edhe Ballkani mbeten me 1 pikë.

Gjatë tentativës për t’u kthyer për në Prishtinë mesnatën e djeshme avioni charter i Ballkanit ka patur një problem me xhamin e pilotit duke krijuar panik dhe në të njëjtën kohë është marrë vendimi që të rikthehen në Pragë.

Incidenti krijoi jo pak panik tek stafi dhe lojtarët por që për fat të mirë pa probleme dhe mëngjesin e sotëm ata kanë mbërritur në Prishtinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA