Mbretëresha “pajton” vëllezërit/ William e Harry, bashkë pas arkëmortit të monarkes

16/09/2022 13:48

William dhe Harry do të qëndrojnë bashkë në krah të arkëmortit të Mbretëreshës në një ceremoni të veçantë që organizohet mbrëmjen e së shtunës bashkë me tetë nipërit dhe mbesat e saj.

Në eventin 15 minutësh, Duka i Sussex do të mbajë uniformën ushtarake që nuk e veshi gjatë procesionit funebër kur trupi i monarkes u zhvendos nga Pallati Buckingham në Westminster Hall, me kërkesë të Karlit të III.

Kjo konsiderohet si lëvizja më e fundit e pajtimit mes Mbretit dhe djalit të tij, marrëdhënia mes të cilëve u tensionua së tepërmi, pasi Harry zgjodhi t`i largohej detyrimeve mbretërore e ta nderonte jetën bashkëshortore larg vendit të vet të lindjes.

Në ceremoninë e së shtunës, nuk do të marrin pjesë as Kate Middleton, e as Meghan Markle. Princi i Uellsit do të shoqërohet nga Zara Tindall dhe Peter Philips ndërsa Duka i Sussex nga princeshat Beatrice dhe Eugenie.

Kaq i madh ka qenë interesimi i publikut për t`i bërë nderimet e fundit mbretëreshës, sa autoritetet u detyruan ta mbyllin për 6 orë hyrjen në Southwark Park, vendi nga ku nis radha e homazheve, për shkak se zona aty e ka mbërritur tashmë kapacitetin e plotë të saj. Radha zgjatej për 8 kilometra dhe pritja shkon deri në 14 orë.

Kjo nuk i ka shkurajuar aspak megjithatë të interesuarit, një nga të cilët i tha BBC-së: Çfarë janë 14 orë, mbretëreshën e shikoja si te  ishte një njeri i familjes, si të ishte gjyshja, patjetër që do të presim.

Me qindra mijëra vetë presin të nderojnë Elizabetën e Dytë përpara funeralit të saj të hënën. Mbreti Karl udhëton drejt Uellsit për të dëgjuar ngushëllimet e ligjvënësve atje. Se bashku me të shoqen, Kamilën ai do të organizojë një pritje në Kalanë e Cardiffit, e më vonë, mbreti do të takohet me liderë fetarë në Pallatin e Buckinghamit.

Prince William & Prince Harry: Why return to Balmoral was so painful for  royal brothers | HELLO!

Top Channel