Një 20-vjeçar është arrestuar në Kurbin në afërsi të banesës së tij, në një zonë me shkurre, janë gjetur të kultivuara kanabis
Gjatë operacionit policor të koduar “Kamuflimi” u arrestua D. H., 20 vjeç, banues në Fushë Milot për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Kryetari i fshatit ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike të cilat u asgjësuan është vënë nën hetim për shpërdorim detyre.
”Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, duke përdorur dronë dhe shërbime në terren.
Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. L., 56 vjeç, banues në Fushë Milot, me detyrë kryetar i po këtij fshati, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel