Klejdi i shpreh pëlqimin, Gabrieli e puth në buzë/! “Plas” sherri për Ornelën te “Kepi i Tundimeve”

16/09/2022 21:48

Gjatë qëndrimit në “Kepin e Tundimeve”, Ornela ka kaluar më shumë kohë me Gabrielin dhe Klejdin.

Të dy djemtë kanë shprehur pëlqim për konkurrenten, por teksa eksperiencës së tyre po i vjen fundi, Ornela deklaroi se pëlqen Klejdin.

Megjithatë, gjatë udhëtimit të tyre me anije, ishte Gabrieli që i shprehu konkurrentes se dëshiron ta ketë ‘shoqe me përfitime’ dhe guxoi më tej duke e puthur në buzë. I menjëhershëm ishte reagimi i Klejdit, që ndërhyri mes të dyve.

Situata u tensionua më tej, ndërsa konkurrentët i kërkuan Ornelën të qetësojë djemtë. Pas disa minutash, ajo bisedoi me Klejdin veçmas dhe i theksoi dhe njëherë pëlqimin që kishte për të.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA