MILAN, ITALY - AUGUST 20: Kristjan Asllani of FC Internazionale looks on during the Serie A match between FC Internazionale and Spezia Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on August 20, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Sportinfoto/DeFodi Images via Getty Images)

Gazzetta Dello Sport i kushton një artikull Kristjan Asllanit, duke analizuar fillimin aventurës zikaltër të lojtarit të kombëtares Shqiptare. Sic bën të qartë edhe titulli “Pritja e gjatë e të parapërcaktuarit”, e përditëshmja prestigjioze evidenton faktin se mesfushori ka luajtur vetëm 29 minuta me Interin, por duke shpjeguar edhe se fillimi problematik i sezonit për zikaltërit ka penalizuar shqiptarin.

Në fakt, nëse Simone Inzaghi nuk do ti kishte dhuruar 6 minuta në Champions, kundër Viktoria Plzen, sot Asllani do të kishte patur një rekord negativ, atë të futbollistit me më pak minuta të luajtura në skuadër. Deri më tani tekniku nuk i ka lejuar as një gjysmë ore të plotë, pasi duke mbledhur të gjitha kompeticionet, shqiptari numëron vetëm 29 minuta, pak për një lojtar që në verë dukej në trampolinën e kërcimit drejt lavdisë.

Minutat e pakta ndaj Plzeni shërbyen për të kaluar Raoul Bellanova-n, të vetmit që deri më tani ka luajtur më pak se ai. Të dy lojtarët e lindur në vitin 2000 janë të vetmit që kanë mbetur jashtë rotacionit që po aplikon Simeone, i cili në këtë mënyrë do të stimulojë konkurencën për të përmirësuar rezultatet. Gjithsesi sipas Gazzetas hapësirat e pakta që i janë lejuar shqiptarit, bëjnë të diskutohet më shumë.

Ndërkohë që tifozët në rrjetet sociale pyesin vazhdimisht se ku ka përfunduar talenti Asllani, vetë Kristjani duket më pak i shqetësuar teksa shprehet, “Do të vijë edhe momenti im”. Asllani në fakt ka mësuar që fëmijë se si ti menaxhojë emocionet. Tani po ecën në drejtimin e duhur me shumë dëshirë për tu vënë në dukje. Dhe kjo sjellje e demonstruar mbi të gjitha në javët e gjata të kaluara në stol ju ka pëlqyer të gjithëve, nga Inzaghi e deri te drejtuesit.

Në çdo seancë stërvitore Asllani vazhdon të shtyjë vetveten në maksimum, e ndonjëherë ndoshta edhe më shumë nga sa duhet. Pra me pak fjalë, nuk ka mungesë besimi ndaj tij, por është fillimi i vështirë i seznit që ka penalizuar shpërthimin e tij përfundimtar. Te Interi ekziston bindja se nëse skuadra do të kishte nisur në mënyrë më të mirë, pa parë fntazmat e shfaqura në ndeshjet me Lazion, derbin me Milanin dhe Bajernin, Asllani padyshim do të kishte një minutazh më të madh.

Me pak fjalë në stafin teknik kanë gjykuar se ka qenë shumë i madh rreziku për ta “djegur” ndërkohë që skuadra po tenton të gjejë kursin e duhur. Kjo pasi edhe roli i Brozovic, është padyshim më delikati në skuadër. Inzaghi vazhdon ta shikojë Asllanin pikërisht aty, në atë pozicion strategjik, si trashëgimtar të kroatit. Por në të njëjtën kohë e njeh polivalencën e një djaloshi që ka shkelur të gjitha zonat e mesfushës.

Do të duhet kohë, por Asllani mund shërbejë edhe si një xholi. Ndërkohë ka prioritet rëndësia për ta nxjerrë në dritë duke e nxjerrë nga zona e hijes, në 8 ndeshjet e ardhshme të zikaltërve, Asllani llogarit që të bëjë më shumë se 29 minutat e luajtura deri më tani, pasi në rast të kundërt, ndonjë dyshim mund të kthehet legjitim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA