Një automjet tip fuoristradë po kryente manovra të rrezikshme gjatë natës në Berat.
Sikurse duket dhe në pamjet e kamerave të sigurisë të kësaj pike karburanti, i riu ka bërë disa xhiro me shpejtësi të lartë në një rrethrrotullim. Mister mbetet arsyeja e kësaj manovre të rrezikshme, që mund të jetë bërë për argëtim ose mund të ketë pasur ndonjë motiv tjetër.
Këto manovra kanë përfunduar ku mjeti i të riut humbi kontrollin dhe përplasi disa makina që ndodheshin të parkuara pranë karburantit.
Në pamje duket dhe përplasja, ku dy gra të moshave 37 dhe 45 vjeçe dhe një burrë 63 vjeç u plagosën. Të tre të aksidentuarit u dërguan në spital dhe pas ndihmës së parë, dy gratë u larguan, ndërsa burri po mbahet në vëzhgim nga mjekët.
Drejtuesi i mjetit nga Shkodra u shoqërua në komisariatin e Policisë së Beratit.
Top Channel