Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla detare për disa ditë në Vlorë Tre programe studimi ne universitetin Fan Noli në Korçë rrezikojnë pezullimin për shkak të numrit të ulët të studentëve, ndërsa me përmbylljen e raundit të parë të regjistrimeve pranë këtij universiteti janë regjistruar 450 studentë të rinj.
Degët e Matematikë-Fizikës, Biznes dhe Tregti si dhe Gjuhë e Kulturë Frënge janë tre programet që nuk kanë asnjë regjistrim duke rrezikuar kështu pezullimin disa vjeçar por janë rihapur disa prej programeve që vitet e kaluara nuk kanë pasur interes nga të rinjtë.
Prej vitesh mbetet e pandryshuar kërkesa e lartë për Fakultetin e Shkencave Humane dhe Natyrës, ku më e kërkuara mbetet dega Infermierisë, apo programet 2-vjeçare si ai i Edukimit Fizik dhe Sporteve. Ndërsa ulja e numrit të maturantëve vit pas viti reflektohet direkt te shifrat e regjistrimeve në universitete, sipas rektorit Dhimitër Bello, krahasuar me vitin e kaluar, ka një përmirësim të lehtë.
Në universitetin Fan Noli në Korçë janë rreth 3000 studentë në të gjitha programet e studimit duke përfshirë programe 2-vjeçare, sistemin Bachelor dhe Master Profesional apo i Shkencave.
Top Channel