“Ecja pas arkivolit të Mbretëreshës më kujtoi funeralin e nënës sime”, rrëfimi prekës i Princit William (Fotot)

15/09/2022 22:31

Ecja pas arkivolit të Mbretëreshës Elisabeth II një ditë më parë, e ktheu pas në kohë Princin William, pikërisht në vitin 1997, në funeralin e  nënës së tij

Princi i Uellsit tha se kishte qenë “sfiduese”, ndërsa  bisedoi me disa britanikë në Northfolk bashkë me  bashkëshorten e tij, Catherine kur po shikonin lulet dhe mesazhet jashtë Sandringham House për mbretëreshën Elisabeth II.

Mijëra njerëz lanë lule dhe mesazhe  në portat e pronës private të Mbretëreshës Elizabeth II që kur ajo ndërroi jetë javën e kaluar.

Princi William dhe Katerina falënderuan ata që u mblodhën atje, ndërsa eci përgjatë rreshtave të turmave që prisnin.

Duke folur me një grua, Princi William tha: “Dua të them se ecja e djeshme ishte sfiduese, ajo solli disa kujtime…”

Varrimi i Princeshë Dianës në vitin 1997.

Një person tjetër me të cilën ai foli ishte recepsionistja Jane Wells, nga Long Sutton në Lincolnshire, e cila tha se i kishte thënë princit se sa krenare do të kishte qenë nëna e tij për të.

“Ai tha se sa e vështirë ishte dje sepse solli kujtimet e funeralit të nënës së tij”,  tha ajo.

Princi William, atëherë 15 vjeç, dhe vëllai i tij, Princi Harry, Duka i Sussex-it, atëherë 12 vjeç, ecën me babanë e tyre, Mbretin Karli III, pas arkivolit të nënës së tyre, Princeshës Diana, në shtator 1997.

Në vitin 2017, Princi Harry komentoi atë moment duke thënë: “Unë nuk mendoj se asnjë fëmije duhet t’i kërkohet ta bëjë këtë, në asnjë rrethanë”.

Sandringham House ka qenë një rezidencë mbretërore për katër breza të monarkëve britanikë për një periudhë prej më shumë se 150 vjetësh dhe tradicionalisht ka qenë vendi ku mbretëresha ka kaluar pushimet e saj të Krishtlindjeve.

FOTO GALERI
4/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA