“Tërbohet” New York-u, spektatorët e Javës së Modës, të dashuruar pas Elton Ilirjanit

14/09/2022 20:21

Me shumë gjasa, tashmë termi “biznesmeni gay nga Tepelena” do të jetë sekondar përpara “Ilirjani” brandi i ri që lindi në pasarelat e javës së modës në New York.

Ky emër u dëgjua të pëshpëritet më së shumti nga të ftuarit e djeshëm në triologjinë e fashion-it aziatik “Korea Concept”. Revista dhe portale te njohura si “Vogue” apo “Metropolitan” morën përshtypjet dhe ndjesitë e para të Ilirjanit fill pas sfilatës. Fustani me të cilin u hap sfilata e brandit korean “BESFXXXK” të sponsorizuar dhe të mbështetur nga qeveria koreane, u pagëzua me emrin “Ilirjani” apo siç tingëlloi nga stilistët “Illirxhani”.

Jo vetëm sepse Elton Ilirjani ishte për të dytën herë radhazi “fytyra hapëse” apo siç njihet në gjuhën e modës “first face”  por edhe për faktin e thjeshtë se mori vëmendjen e të ftuarve dhe jo vetëm.

Termi “first face” i është asociiuar gjithnjë emrave te njohur te modës si Cindy Crawfod, Linda Evangelista, Claudia Schiffer apo Naomi Campbell, të cilat më së shumti janë zgjedhur për të hapur sfilatat e brand-eve më prestigjoze ndër vite.

Për Top Channel, Ilirjani u shpreh shkurt “Ky është vetëm fillimi”.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA