Superstar, pas vdekjes mbi 4 miliard vete pritet te ndjekin funeralin e Elizabetes

14/09/2022 19:51

Avioni që transportoi dje trupin e mbretëreshës Elizabeta e dytë nga Skocia në Londër,  ka thyer rekorde duke u bërë fluturimi më i ndjekur ndonjëherë.

Sipas faqes së internetit që gjurmon fluturimet Flightradar24, rreth pesë milionë njerëz e ndoqën rrugëtimin e avionit online ndërsa mbretëresha e ndjerë u transportua nga Edinburgu në Londër më 13 shtator.

Ky numër rrjedh nga dy burime 4.79 milionë njerëz që ndoqën udhëtimin e fluturimit në faqen e internetit dhe aplikacionin celular të Flightradar24, plus 296,000 të tjerë që gjurmuan aeroplanin në YouTube.

Kjo shifër  thyen rekordin e mëparshëm, të arritur vetëm muajin e kaluar gjatë vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Tajvan. Udhëtimi i avionit të saj për në Taipei u gjurmua nga rreth 2.9 milionë njerëz.  Por ky nuk është rekordi i vetëm që pritet të thyejë mbretëresha e ndjerë.

Transmetimi televiziv  i funeralit shtetëror të Mbretëreshës ditën e hënë pritet të thyejnë të gjitha rekordet e mëparshme dhe të bëhet transmetimi i drejtpërdrejtë tv më i ndjekur i të gjitha kohërave. Ekspertët e industrisë kanë sugjeruar se 4.1 miliardë shikues mund të shikojnë funeralin – duke thyer rekordin e mëparshëm prej 3.5 miliardë shikuesish, që thuhet se panë të madhin e boksit Muhammad Ali duke hapur Olimpiadën e Atlantës në 1996.

Mbulimi i drejtpërdrejtë i ngjarjes historike do të transmetohet në BBC One, BBC Neës dhe iPlayer gjatë gjithë ditës, ndërsa ITV do ta transmetojë ngjarjen drejtpërdrejt në kanalin e saj kryesor.

Nëse parashikimet e tyre janë të sakta, funerali shtetëror i Mbretëreshës do të eklipsojë të gjitha rekordet e tjera të transmetimit – duke përfshirë koncertet Live8 në 2005, festimet e fishekzjarreve të Vitit të Ri të Sidneit në 2010 dhe dasmën e Princit Charles dhe Lady Diana.

Top Channel