Radhë kilometrike për të respektuar mbretëreshën, londinezët kamp jashtë pallatit

14/09/2022 21:24

Më shumë se 8 km llogaritet radha  në Londër e qytetarëve që duan ti bëjnë nderimet e fundit mbretëreshës së tyre, me paralajmërimet se shumë prej tyre do u duhen të presin më shumë se 30 orë për tu futur në westminster hall, aty ky trupi i mbretëreshës do të qëndrojë për 4 ditët e ardhshme.

Që prej orës 17:00, të kësaj të mërkure , qytetarët që pritet të jenë rreth 1 milion, do të mund të kalojnë pranë arkivolit për t’i bërë nderimet e tyre monarkes më jetëgjatë të Britanisë përpara funeralit shtetëror të hënën. Prej ditësh me qindra prej tyre kanë ngritur kamp rreth pallatit Bakingam, me qëllimin për të parë për herë të fundit mbretëreshës.

“Mbretëresha do të thotë shumë për mua, e respektoj shumë. Ajo është i vetmi person që kam njohur ndonjëherë në jetën time që është kujdesur për të gjithë, dhe ajo e meriton të jemi këtu për të,  do të doja të bëja më shumë për të.”– tha Jackie Carter

“Ne  kemi qenë këtu gjithë natën dhe me kënaqësi do ta bënim përsëri. Mbretëresha mbretëroi për 70 vjet dhe u kujdes për të gjithë, ky është minimumi që mund të bënim për të.”– tha Suzanne Howell

Mbretëresha përfundoi udhëtimin e saj të fundit sot, arkëmorti i saj mbërriti në westminster Hall për homazhe, ku do të qëndrojë deri në 19 shtator, data e ceremonisë së varrimit.

Mbreti Charles, tre vëllezërit e motrat e tij dhe djemtë e tij  Princi William dhe Princi Harry  e kishin ndjekur arkivolin e saj nga Pallati Buckingham në Parlament ndërsa Familja Mbretërore  ia dorëzoi kombit. Gjatë kësaj ceremonie, qytetarët e ndoqën në heshjtje dhe lot.

Arkivoli i mbyllur i mbretëreshës është mbështjellë  me një flamur mbretëror, i mbështetur në një platformë të ngritur të quajtur katafalkë, e cila është e rrethuar gjatë gjithë kohës nga roje ushtarake. Një kurorë dhe objekte të tjera mbretërorë janë vendosur  në pjesën e sipërme të arkivolit të një sovrani. Çdo cep i platformës mbikqyrjet 24 orë në ditë nga njësi të truprojës së sovranit, trupa këmbësorie apo regjimenti i kalorësisë.

Mbretëresha Elizabeth II u shua në moshën 96 vjeçare ne kështjellën e saj të Balmoralit, në Skoci në 8 shtator. Trashëgimtari i fronit është djali i saj i madh, që tani njihet me emrin Karli i III

 

 

Top Channel