Disa momente paqeje u panë në Pallatin Westminster, ndërsa u bënë nderimet për Mbretëreshën Elisabeth II.

Princi William dhe Harry përsëri lanë mënjanë grindjen e tyre dhe qëndruan pranë njëri-tjetrit ndërsa shoqëronin kortezhin.

Gjatë shërbimit, anëtarët e familjes mbretërore qëndronin në rresht përballë arkivolit në katafalkën e mbuluar me copë vjollcë, ku ndodhej edhe arkëmorti I Mbretëreshës Elisabeth II.

Mbreti Karli III dhe bashkëshortja e tij qëndronin krah njëri-tjetrit me Princeshën Mbretërore dhe Zëvendës Admiralin Sir Tim Laurence pas tyre.

Kurse Duka i Jorkut, Andrew qëndroi vetëm në mes, kurse në rreshtin tjetër ishte Kontesha e Wessex me princin Eduard.

Pas tyre ishin Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate me Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it, Harry dhe Meghan.

Kate dhe Meghan ishin shumë afër njëra-tjetrës, ndërsa në fytyrat e tyre kishte mbizotëruar zymtësia dhe trishtimi.

Kanë kaluar dy vite që kur William, Kate, Harry dhe Meghan ishin parë së bashku krah për krah në publik, gjatë shërbesës kishtare të Ditës së Commonwealth në mars të vitit 2020.

Në prill të vitit 2021, Harry dhe William morën pjesë në funeralin e Princit Philip në Kështjellën Windsor. William dhe Harry mund të shiheshin duke biseduar jashtë pas shërbimit funeral.

 

FOTO GALERI
2/12

Top Channel