Izraeli është i gatshëm t’i vijë në ndihmë Shqipërisë në mbrojtjen kibernetike.

Garancitë iu dhanë ministres Olta Xhacka, nga zv/ministri zëvendësministri i Jashtëm Idan Roll, gjatë një takimi në Berlin.

“Kam folur me ministren e jashtëm shqiptare Xhacka Olta në Shaping. Unë shpreha vlerësimin e Izraelit për vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet e saj diplomatike me Iranin dhe ofrova të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë në mbrojtjen kibernetike. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet nesh”, tha Roll në Twitter.

Shqipëria njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, duke e fajësuar atë për sulmin kibernetik të 15 korrikut që mbylli përkohësisht shumë shërbime dhe faqe interneti të qeverisë. Gjatë fundjavës, Ministria e Brendshme e Shqipërisë akuzoi Teheranin për një tjetër sulm që synonte sistemet kompjuterike të policisë kombëtare.

Top Channel