Një sipërfaqe prej dy hektarësh me pisha është shkrumbuar nga flakët në kodrat e fshatit Peshtan të njësisë administrative Frakull në Fier.

Sipas kryeplakut te fshatit Petrit Mucaj, zjarri ka rënë rreth 17:00 të pasdites së djeshme por është riaktivizuar sërish mëngjesin e sotëm.

Era e fortë që frynë në zonë, vështirëson më tej vënien nën kontroll të flakëve.

Kjo nuk është hera e parë që kodrat e fshatit Peshtan përfshihen nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme jo vetëm në pisha, por edhe ullishte.

Top Channel