PSG do yllin e Atletico Madrid, Campos vë “kushtin” për Ramos-Messi

13/09/2022 13:54

PSG po mendon për merkaton e verës që tani. Rinovimet dhe afrimet janë tema të rëndësishme. Drejtori sportiv, Luis Campos, nuk është kundër rinovimeve me emra të mëdhenj si Leo Messi dhe Sergio Ramos.

Në lidhje me rinovimet në pritje janë edhe Marquinhos dhe Marco Verrati, të cilët janë nën kontratë deri më 30 qershor 2024. Më herët është folur me ta, por nuk ka pasur marrëveshje. Te PSG nuk e kanë me nxitim dhe në të ardhmen priten të reja.

SuperSport shkruan se sa u takon afrimeve, një emër i dalë në skenë së fundmi është portieri Jan Oblak i Atletico Madrid. I cilësuar si një nga portierët më të mirë në botë, në Francë raportojnë se te PSG po mendojnë ta afrojnë portierin verën e ardhshme.

Një lajm disi i çuditshëm, duke parë situatën e krijuar aktualisht me portierin Gianluiggi Donnarumma dhe Kyelor Navas. Ky i fundit pritet të largohet, ndërsa italiani nga ana tjetër nuk dëshiron ta lëshojë vendin si numri një i katërkëndëshit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA