Petrit Gjaci nga fshati Shtyllas kultivon kivi, eksperiencë që e fitoi në Greqi gjatë viteve të emigrimit.

Petriti është me origjinë nga Mirdita dhe në vitet ’90 u transferua bashkë me familjen në Myzeqe për një jetë më të mirë.

“Jetojmë e punojmë në Greqi, kështu na lindi ideja që këtë frut ta punojmë në Shqipëri”- shprehet ai.

Ai tregon se fillimisht mbolli në tokën e tij 250 fidanë dhe më pas shtuan parcelat të cilat i blenë të bashkëfshatarët.

Petritit tregon se kultivimi i kivit është i vështirë, pasi është një pemë që kërkon shumë përkushtim.

“Kivi ka shpenzimet më të larta se çdo frut tjetër. Në Greqi kë më shumë mbështetje nga shteti, sepse ka më shumë subvencionime”- thotë ai.

Shqetësimi kryesor për Petritin mbetet gjetja e tregut dhe futja në skemën e subvencioneve.

 

Top Channel