Një 35-vjeçare është përplasur për vdekje nga një kamion këtë të martë në mbrëmje në zonën e Astirit në kryeqytet.

Shtetësja me inciale E.N. ka qenë duke kaluar rrugën, në një zonë jashtë vizave të bardha, në rrugën Teodor Keko.

Gruaja ka ndërruar jetë nga goditja e fortë. Mjeti tip kamion drejtohej nga shtetasi me iniciale S.K. Grupi hetimor pritet të zbulojë rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA