E dyta më e shtrenjtë në botë, Mbretëresha Elisabeth II ishte e fiksuar pas makinave!

13/09/2022 08:56

Edhe pasi kanë kaluar disa ditë nga vdekja e mbretëreshës Elizabetë, bota është ende në zi.

Jeta e saj si monarkja më jetëgjatë në fron është në qendër të mediave botërore. Së fundmi po diskutohet edhe shija që mbretëresha kishte për makinat e shtrenjta. Në vitin 2002, asaj iu dhurua një limuzinë Bentley State prej 10 milionë paundësh për të shënuar Jubileun e saj të Artë dhe në atë kohë, ajo ishte makina e dytë më e shtrenjtë në botë.

Automjeti ishte i pajisur me goma të përforcuara për të mbrojtur rrotat nga thumbat e rrugës, një kabinë pasagjerësh rezistente ndaj shpërthimit dhe dyer të blinduara. Për më tepër, pjesa e brendshme e Bentley-t mund të mbyllet shpejt hermetikisht në rast të kërcënimeve ajrore si një sulm me gaz kimik dhe se xhami dhe trupi i limuzinës ishin “forcuar posaçërisht” në mënyrë që të mbroheshin pasagjerët nga shpërthimet aty pranë.

Sigurisht, automjeti ishte i përshtatur posaçërisht me shijen e Mbretëreshës dhe i projektuar duke pasur parasysh rehatinë e saj. Për shembull, kabina e pasagjerëve ishte projektuar që të ishte sa më e dukshme që të ishte e mundur, duke qenë se Mbretëresha shpesh përshëndeste me dorë turmat ndërsa kalonte me makinë. Lartësia e kabinës u mor gjithashtu në konsideratë dhe Mbretëresha nuk duhej të përkulej kur hynte në automjet.

Një Land Rover Ceremonial i vitit 1958, i cili është pjesë e Koleksionit Historik Kombëtar në Muzeun Kombëtar të Australisë, është një nga gjashtë makinat identike të ndërtuara në Sydney, posaçërisht për shërbimet mbretërore. E konstruktuar si një komplet TKD (Total Knock Down) nga Pressed Metal Corporation me bazë në Sydney, Land Rover-i australian është i ngjashëm me makinat e përdorura nga Mbretëresha Elizabeth II në turneun e saj në Commonwealth në vitin 1954.

 

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA