Atentat i dështuar dje në plazhin e Durrësit, shënjestra i shpëtoi plumbit sapo doli nga “G-Class”

13/09/2022 10:58
Foto Ilustruese

Një atentat ka rezultuar i dështuar në plazhin e Durrësit.

Një ditë më parë një person i ka shpëtuar një atentati në zonën e plazhit, në sektorin “Apollonia” të lagjes 13 të Durrësit.

Nga një furgon në lëvizje është qëlluar në drejtim të një personi që sapo ka dalë nga një automjet Mercedes Benz G-Class.

Personi i shënjestruar i ka shpëtuar plumbit dhe paraprakisht dyshohet se e shtëna ka qenë një paralajmërim ndaj tij.

Akil Nerjaku, personi që i shpëtoi atentatit është person me precedentë penalë, por gjatë marrjes  në pyetje ai nuk ka pranuar të ketë konflikte të hapura.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë njoftim për ngjarjen ndërsa ka shoqëruar dhe marrë në pyetje personin që i shpëtoi sulmit me armë zjarri.

Top Channel