Ukraina: Ushtria jonë po çliron vendbanimet e kapura nga rusët, ata po zmbrapsen

12/09/2022 12:47

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase tha në një deklaratë këtë të hënë se po vijon çlirimi i vendbanimeve nga rusët në rajonet e Kharkiv dhe Donetsk.

Në deklaratë thuhet se forcat ruse u zhvendosën nga më shumë se 20 vendbanime vetëm gjatë ditës së djeshmje.

Javën e kaluar forcat ukrainase rimorën më shumë se 3,000 kilometra katrorë territor. Po ashtu, gjatë fundjavës, rusët u tërhoqën edhe nga zonat kufitare që ishin pushtuar që nga marsi.

Forcat ruse pësuan humbje të konsiderueshme në fuqi punëtore, duke përfshirë Brigadën 810 të Veçantë të Marinsave duke humbur pothuajse 85% të personelit të saj, si pjesë e veprimeve të Ukrainës në drejtimin Kherson”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm.

Top Channel