Sulmi iranian ndaj TIMS, reagon DASH: Dënojmë sulmin ndaj aleates sonë, do punojmë për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës

12/09/2022 11:00

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas sulmit kibernetik ndaj TIMS, prej të cilir ra pre vendi ynë dy ditë më parë.

Përmes zëdhënësit Ned Price, DASH thotë se dënon me forcë sulmin ndaj aleates së NATO-s, i cili pason sulmin e 15 korrkikut. DASH thekson se bashkë me Shqipërinë, do të punojnë për të forcuar mbrojtjen kibenetike dhe për t’i bërë përgjegjës autorët.

Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës“- ishte reagimi i zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

Dy ditë më parë, hakerat e sponsorizuar nga Irani kanë vënë në shënjestër sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje daljeve në pikat kufitare. Menjëherë më pas u ndoq protokolli fikjes të sistemit në mënyrë për mos ti dhënë mundësi avancimi hakerave,  në marrjen nën kontroll të këtij sistemi, më i rëndësishmi për policinë shqiptare.

Hetimet e mëtejshme do të zbulojnë se çfarë dëmi ka shkaktuar ky sulm, por  autoritetet thonë se TIMS dhe sisteme të tjera, kanë pasur masa mbrojtëse, pasi në brendësi të tyre kanë informacione tejet sekrete. Sistemi TIMS ende nuk është kthyer plotësisht në funsksion.

Top Channel