“Novela grafike nga deti”/ Ekspozohen punimet e artistëve nga Italia, Franca, Shqipëria dhe Greqia

12/09/2022 20:07

Agjencia e Industrisë Kreative dhe Polo Biblio-museale Leçe organizojnë për herë të parë Festivalin ndërkombëtare të novelave grafike.

Pranë Pedonales së  Tiranës, që pres së shtunës qëndron ekspozita: “Novela Grafike nga deti”.

Punimet e ekspozuara janë ato të gjashtë artistëve nga Italia, Franca, Shqipëria dhe Greqia, të cilët kanë punuar mbi temën e Detit dhe të tjetërsisë.

Këto vepra janë të pabotuara më herët. Ato tregojnë lidhjen mes qytetërimeve dhe kulturave. Ekspozita është kuruar nga Elisabetta Tramacere dhe Donata Bologna. Artisti përfaqësues i Shqipërisë është Shpend Bengu.

Ashtu sikurse dhe në këto projekte duket, të shohësh Shqipërinë dhe Italinë nga perspektiva e detit,do të thotë të shohësh këto vende nga pikëpamja e historisë. Historisë shekullore që ka krijuar miqësia mes dy popujve. Vlera e artit është kjo, të na bëjë të shohim realitetin përtej limiteve të së tashmes. Nëpërmjet historisë, që lidh civilizimet mes popujve.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 tetor.

 

Top Channel