Në shkollat e bashkisë së Shkodrës këtë vit shkollor janë 16500 nxënës që janë ulur në bankat e shkollës, pa llogaritur këtu arsimin profesional.

Në klasë të parë, krahasuar me një vit më parë janë 65 nxënës më pak të regjistruar.

Vitin e kaluar shkollor ishin rreth 18000 nxënës që nisin vitin arsimor, ndërsa këtë vit janë 16500 nxënës.

Referuar shifrave, janë rreth 1500 nxënës më pak por sipas drejtuesve të arsimit kjo shifër nuk pranohet. Sipas tyre, janë vetëm 500 nxënës më pak.

Këtë vit shkollor, në të gjithë vendin janë 450 mijë nxënës, nga 453.989 nxënës që ishin vjet në vitin shkollor 2021-2022.

Sistemi arsimor para- universitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në mosha të reja.

Top Channel