Në Bulqizë viti i ri shkollor 2022-2023 nisi me rreth 940 nxënës më pak se viti i shkuar.

Shkak është bërë largimi i banorëve të njësive administrative por jo vetëm, largim të banorëve ka pasur edhe në qytet.

Për pasojë kjo ka sjellë edhe mbylljen e 4 shkollave për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Një nga shkollat e mbyllura është edhe shkolla 9 vjeçare “Hajrulla Tollja” në fshatin Strikçan të njësisë adminidtrative Zerqan.

Sipas kryeplakut të këtij fshati Mirvet Lala mbyllja e kësaj shkolle është është e pa drejtë dhe se dërgimi i fëmijëe në shkolla të tjera është i pamundur.

“Më mirë të largohemi fare nga fshati. Kushtet janë shumë të vështira. Na pret dimri i gjatë. Furgoni njëherë vjen, njëherë jo. Duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë, prandaj nuk duam ta mbyllim shkollën, për shkak të kushteve”- shprehet kryeplaku i fshatit.

Top Channel