Viti i ri shkollor në qarkun e Lezhës ka nisur me të paktën rreth 1000 nxënës më pak, se vitin e shkuar ku bashkia e Mirditës ka patur numrin më të ulet të regjistrimeve.

Sa u takon klasave të 10 këtë vit janë regjistruar të paktën 400 nxënës më pak se vitin e shkuar, çka tregon se emigrimi i të rinjve po shtohet dita ditës në këtë qark.

Vogëlushët e klasës së parë ishin më të emocionuarit, ku me lule në duar për mësuesen e parë nisin rrugëtimin drejt dijes, gjithashtu emocion ishte dhe për nxënësit e tjerë, ku nuk nguruan t’i shprehnin.

Problem në Lezhe mbetet rindërtimi i shkollës “Gjergj Kastrioti” kur nxënësit e kësaj shkolle vijojnë mësimin në ish gjimnazit e vjetër, shkolle kjo ku sistemi i ngrohjes mungon gjatë dimrit.

Gjithashtu nxënësit e shkollës “Fran Bardhi” në ishull Shëngjinin duhet të zhvillojnë mësimin në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumbi” duke shtuar kostot financiare për ta dhe rikthyer mësimin me turne.

Edhe pse qarku Lezhës ka patur numër të ulët regjistrimesh, nuk ka asnjë shkollë të mbyllur për këtë vit shkollor.

 

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA