27/12 16:59
Barcelona që tani po punon për merkaton e dimrit. Sipas “Sports”, klubi “Blaugrana” ka sërish sfidën e uljes së pagave dhe për këtë arsye po mendon të heqë qafe 4 “peshat e rënda” nga dhoma e zhveshjes.
“Ky është rasti i Frenkie De Jong, i cili hyn dhe del nga ekipi pa qenë titullar, i Gerard Piquésë, Jordi Albas apo i Memphis, që debutoi në Cádiz. Të gjithë marrin paga të larta, teksa klubi pritet të përballet me një ofensivë të re për të ulur peshën e pagave të tyre”, siguron gazeta katalanase, shkruan sipas SuperSport.
Mateu Alemany do të ketë shumë punë gjatë muajve të ardhshëm derisa të mbyllet merkatoja dimërore. Largimi i veteranëve nuk do të jetë një detyrë e lehtë…
Top Channel