Ilir Toska është anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, duke e cuar në 8 numrin e anëtarëve të kësaj Gjykate.

Në njoftimin shpërdarë mediave thuhet se sot në datë 12 shtator 2022, ora 10:00, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

“Në përfundim të procesit të votimit, komisioni renditi të parin z. Ilir Toska me 13 (trembëdhjetë) vota. Në këto kushte, z. Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare.” -thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ilir Toska është zgjedhur anëtari i tetë I Kushtetueses nga radhët e Gjykatës së Larte.

Top Channel