Shkolla e fshatit Seltë në Elbasan nuk i hapi dyert këtë vit shkollor pasi nuk u regjistrua asnjë nxënës.

Rënie e ndjeshme e numrit të nxënësve është regjistruar pothuajse në të gjitha zonat në ZVA Elbasan, por dhe në të gjithë qarkun, përfshirë edhe qytetet.

1110 nxënës u regjistruan në klasën e parë, 243 më pak se një vit më parë. Në klasën X u regjistruan 980 nxënës, 357 më pak se një vit më parë. Rënia e numrit të nxënësve vjen si pasojë e emigrimit, por edhe e rënies së numrit të lindjeve.

Rënia e numrit të nxënësve sjell dy anë të medaljes, nga njëra anë, klasa me një numër më të vogël nxënësish, çka do të thotë një mësimdhënie më efektive dhe nga ana tjetër, më pak shkolla që zhvillojnë mësimin me dy turne.

Por nga ana tjetër, në fshatra, aty ku është edhe numri më i vogël i nxënësve, janë shtuar klasat e bashkuara së bashku me negativitetin që sjell një mësimdhënie me disa nxënës në klasa të ndryshme.

Top Channel