Gjithnjë e më shumë tregu po varfërohet nga specialistët, por gjithnjë e më shumë po rritet interesi i të rinjve drejt arsimit profesional.

Dy shkolla profesionale në Elbasan çdo vit nxjerrin qindra profesionistë në drejtime të ndryshme, ndërsa bashkëpunimi me bizneset ndikon në punësimin e menjëhershëm të tyre.

Vit pas viti regjistrimet në shkollat profesionale kanë ardhur në rritje madje tashmë nuk janë shkollat që lobojnë tek bizneset, por këta të fundit që kërkojnë profesionistë dhe gjithnjë e më tepër ofrojnë bashkëpunim.

70% e programit të përgjithshëm të arsimit të mesëm zhvillohet edhe në shkollat profesionale, por përtej kësaj zotërohet edhe një profesion i cili të shoqëron gjithë jetën.

Për të nxitur arsimin profesional janë ofruar shumë lehtësira, ndër të tjera dhe bursa të plota për vajzat që ndjekin drejtim të tilla si elektroaout, teknikë ndërtimi, elektrikë, etj.

Top Channel