13/10 12:13
Pas 24 orësh, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës është kthyer në funksion sistemi TIMS, sulmi kibernetik ndaj të cilit bëri që në këtë pikë kufitare të procedohet me regjistrimin manual të udhëtarëve.
Prej mëngjesit të së dielës, puna ka vijuar normalisht, ndërsa është shënuar fluks automjetesh dhe udhëtarësh si në dalje dhe në hyrje. Udhëtarët tregojnë se kanë qëndruar në pritje si pasojë e fluksit por edhe punës me ritme të ngadalta.
Ndryshe nga Kapshtica, në Qafë Thanë ende nuk është kthyer sistemi në funksion dhe puna ka vazhduar me regjistra sakaq Autoritetet e Policisë Kufitare të Qarkut Korçë nuk kanë ende një shifër të personave që kanë kaluar kufirin duke u regjistruar manualisht.
Top Channel