Mbi 40 orë pa TIMS! Sistemi po testohet në portin e Durrësit, por është ende jashtë funksionit

11/09/2022 15:24

Në Durrës, pikën më të madhe kufitare detare në vend sistemi TIMS nuk është ende në funksion.

Rreth orës 14:15 ka mbërritur trageti nga Ankona dhe  hyrja e pasagjerëve, ashtu sikurse është proceduar që nga mbrëmja e së premtes, ka vijuar të realizohet manualisht, me shkrim.

Ndërkohë, i njëjti traget do të niset drejt portit italian të Ankonës rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme dhe në orën 23:00 parashikohet, sipas grafikut të lëvizjeve, të nisen edhe dy tragetet e linjës së Barit.

Sistemi TIMS po vijon të testohet në Durrës dhe pritet që në mbrëmjen e së dielës ai të rivihet në funksionim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA