Një 73-vjeçar humbi jetën tragjikisht këtë të diel në Poliçan kur zjarri që ndezi vetë për të djegur mbeturinat doli jashtë kontrollit.

Ngjarja ndodhi në lagjen Lugas të fshatit Plashnik. I moshuari me inicialet F.T. i ka vënë flakën mbeturinave, por zjarri ka përfshirë ullishten e tij.

73-vjeçari është përpjekur të shuajë vetë flakët, por është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Pas njoftimit të marrë nga kryeplaku i fshatit Plashnik, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse.

 

Top Channel