Arkëmorti i Mbretëreshës Elisabeth II vendoset në Pallatin e Holyroodhouse në Edinburgh

11/09/2022 17:37

Kortezhi me arkëmortin e Mbretëreshës Elisabeth II ka arritur në Pallatin e Holyroodhouse në Edinburg , destinacioni i fundit i udhëtimit të sotëm prej gjashtë orësh.

Arkëmorti do të qëndrojë në Holyroodhouse gjatë natës dhe do të vazhdojë në Katedralen e Shën Giles të hënën pasdite.

Populli britanik do të mund të bëjë nderimet per mbretëreshën.

Ndërsa arkivoli u fut në pallat, tre nga fëmijët e Mbretëreshës ishin të pranishëm,  Princesha Anne, Princi Andreë dhe Princi Edëard.

Mbreti Karl i Tretë aktualisht ndodhet në Londër, ndërsa nesër do të udhëtojë për në Edinburg.

Gjatë rrugës nga Balmorali drejt Edinburgut mijëra persona kanë dalë në rrugë për të parë nga afër kortezhin me arkëmortin e monarkes britanike, e cila mbylli sytë përgjithmonë të enjten në moshën 96-vjeçare.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA