Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të trefishtë në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë këtë të diel.

Në aksident janë përfshirë automjetet tip “Audi”, “Volksëagen” dhe “Ford”, ku ky i fundit pas përplasjes ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve ata janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 19:40, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volksëagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel