​Daniel Craig: Nuk do ta shohim më kurrë dikë si Elizabeth II

11/09/2022 21:51

Aktori Daniel Craig ka kujtuar mbretëreshën Elizabeth II, duke theksuar se nuk do të shohim më kurrë dikë si ajo.

Ylli i James Bond ka marrë pjesë  me Mbretëreshën në skenën e famshme  në vitin 2012 për Lojërat Olimpike të Londrës.

Craig u shfaq në klip në  Pallatin Buckingham për të ftuar Mbretëreshën në ceremoninë e hapjes së Lojërave.

Mbretëresha e përshëndeti atë me një “mirëmëngjes, zoti Bond”, përpara se të kalonin së bashku në korridorin e pallatit.

Duke reflektuar mbi atë xhirim me Mbretëreshën, Craig tha për BBC se ishte e mahnitshme.

“Ne nuk do të shohim më kurrë si ajo. Të jesh gjallë gjatë mbretërimit të saj është diçka tjetër”, tha Craig.

Top Channel