Pasditen e sotme një zjarr ka rënë në pjesën jugore të gadishullin të Karaburunit, në afërsi të hirit të Shën Andreas.

Për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë, ndërsa flakët vijojnë të përparojnë ndihmuar edhe nga era e fortë që fryn nga jugperëndimi.

Sipas specialistëve të ADZM për të shkuar në këtë zonë në këmbë dhe nga mali duhen të paktën 5 orë, ndërsa nga deti është e pamundur për shkak të dallgëve deri në 7 ballë.

Top Channel