Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS/ Probleme të shumta në lëvizjen e shqiptarëve dhe të huajve në portin e Durrësit

10/09/2022 16:18

Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS ka shkaktuar probleme të theksuara në lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj edhe në vendkalimin kufitar detar më të madh në vend.

Që prej mbrëmjes së djeshme sistemi është bllokuar edhe hyrja e dalja e njerëzve nga kjo pikë kufitare i është kthyer metodës së vjetër, asaj të regjistrimit manual të personave që lëvizin mes dy brigjeve të Adriatikut.

Problem në këtë pikë mbetet verifikimi i hyrje-daljeve të personave të dyshimtë, veçanërisht atyre në kërkim gjatë kësaj periudhe që sistemi është jashtë funksionit.

Sulmi ndaj sistemit TIMS e ka vështirësuar ndjeshëm procesin e përpunimit të pasagjerëve në këtë drejtim.

Paraditen e së shtunës mbërritën në Durrës rreth 620 persona me tragetet e linjës Bari-Durrës, ndërsa në mbrëmje do të nisen të tjerë udhëtarë drejt Barit me tragetet e linjës, ndërsa nuk dihet ende nëse sistemi do të rikthehet në funksion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA