Së fundmi, shkencëtarët theksojnë se kanë zbuluar se qepa ul nivelin e sheqerit në gjak në 50%.

Gjetjet të cilat janë prezantuar në takimin vjetor të “The Endocrine Society” në San-Diego, në muajin gusht kanë zbuluar që qepa mund të ulë nivelin e lartë në gjak dhe nivelet e përgjithshme të kolesterinës kur merret me metforminë. Kryeautori i studimit Anthony Ojieh nga Universiteti Delta State tha se:

{Qepa është artikull i lirë dhe rregullisht përdoret në ushqim. Ka potencial për përdorim në shërimin e të sëmurëve nga diabeti. Qepa nuk ka shumë kalori. Përshpejton metabolizmin dhe në këtë mënyrë rrit edhe oreksin, gjë që çon deri në shtimin e konsumimit të ushqimit. Patjetër duhet të hulumtojmë mekanizmin me të cilin qepa ka çuar deri në zvogëlimin e glukozës në gjak. Ende nuk kemi shpjegim{.

Vetitë e qepëve janë të gjithanshme dhe shumë të fuqishme, prandaj mund të përfshihet ndër ushqimet më të shëndetshme në botë. Të gjitha llojet e qepëve janë të shëndetshme. Grekët e konsumonin shpesh sepse besonin se pastronte gjakun nga toksinat, gjë që është vërtetuar nga shumë studime sot, si dhe vetitë e tjera kuruese. Top Albania Radio shkruan se qepa parandalon proceset inflamatore, mbron zemrën dhe enët e gjakut, ul rrezikun e sëmundjeve degjenerative, përmirëson tretjen, pastron gjakun nga toksinat, përmirëson humorin, ka veprim antibakterial-antimykotik dhe mbron kundër kancerit.

Në përgjithësi, qepët dihet se mbështesin shëndetin e zemrës, kockave dhe zorrëve, por ka shumë më tepër avantazhe nga të cilat shumë njerëz mund të habiten. Megjithatë, nëse jeni të ndjeshëm ndaj qepëve, këshillohet që të konsultoheni me mjekun përpara se të aplikoni ndonjë nga pikat e listuara. Ne kemi mbledhur 5 përfitime të qepëve që mund t’i ndjeni nëse i hani çdo ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA