Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme në Lezhë kanë sjellë probleme në qytetin bregdetar të Shëngjinit.

Mësohet se në Shëngjin rrugët e qytetit janë mbushur me ujë duke shkaktuar probleme me qarkullimin e automjeteve.

Situata është më problematike për bizneset dhe banesat të cilat janë mbushur me ujë në katin e tyre të parë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në qytetin e Shkodrës, ku në shumë banesa uji është futur brenda, ndërsa kanë ngodhur kafshë e janë dëmtuar automjete.

Top Channel