Edhe në pikën e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut në Qafë Thanë, sistemi TIMS nuk ka punuar që prej mbrëmjes së të premtes.

Të dhënat e qytetarëve janë përpunuar manualisht, me dy sportele hyrje dhe dy sportele dalje, duke bërë që të mos ketë radhë të gjata të qytetarëve që presin në këtë pikë të kalimit kufitar.

Deri rreth mesditës, rreth orës 14:00 janë përpunuar rreth 600 mjeteve, ç’ka do të thotë, më shumë se në një ditë të zakonshme, ku kontrolli është i rreptë dhe funksionon normalisht.

Top Channel