Probleme me sistemin Tims janë hasur në Kapshticë që prej mbrëmjes së djeshme.

Mësohet se prej gati 12 orësh, dogana e Kapshticës funksionon pa sistem.

Sipas informacioneve nga drejtoria e kufirit, po punohet me rregjistra, në mënyrë manuale, dhe nuk ka rradhë në këtë pikë kufitare.

Deri më tani lëvizjet janë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e doganës që bëjnë rregjistrimin e qytetarëve.

Top Channel