Kamala Harris pritet të fitojë $20 milionë për librin mbi fushatën e dështuar presidenciale dhe sekretet e Biden (fotot)
18/12 21:25
Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur, pas përplasjes së një treni me pasagjerë me një tren mallrash, në qendër të Kroacisë.
Në trenin lokal me pasagjerë kanë qenë 13 persona, ndërsa në atë me mallra vetëm shoferi.
Incidenti ka ndodhur në mbrëmjen e 9 shtatorit afër qytezës Novska, afër kufirit të Krocisë me Bosnje-Hercegovinën, ka thënë policia kroate.
Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, e ka vizituar vendin e incidentit, bashkë me zyrtarë tjerë qeveritarë.
“Është natë, nuk ka drita, nuk e dimë nëse ka viktima tjera”, ka thënë Pllenkoviq më 9 shtator.
Shkaku i përplasjes nuk dihet, por është duke u hetuar.
Top Channel