Përpara mbajtjes së funeralit të nënës, Mbreti Karl III do të vizitojë Skocinë, Irlandën dhe Uellsin

10/09/2022 21:45

Në ditët para funeralit të nënës së tij, Mbreti Karl III dhe gruaja e tij, Mbretëresha Kamila, do të udhëtojnë në Skoci, Irlandë Veriore dhe Uells.

Ndalesa e parë do të jetë Skocia, ku ata do të vizitojnë parlamentin skocez dhe do t’i bashkohen një vigjilje në kujtim të monarkut.

Të martën, çifti mbretëror do të udhëtojë me avion në Belfast dhe do të vizitojë Kalanë Hillsborough, ku do të shohin një ekspozitë mbi lidhjen e gjatë të Mbretëreshës me Irlandën e Veriut.

Ata gjithashtu do të marrin pjesë në një shërbim në kujtim të Mbretëreshës dhe do të marrin një mesazh ngushëllimi të udhëhequr nga kryetari i Asamblesë së Irlandës së Veriut. Pas kthimit në Londër, ku do të jenë dëshmitarë të mbërritjes së arkivolit të Mbretëreshës Elizabeta II, çifti do të udhëtojë të premten drejt Uellsit.

Ndërkaq, Princesha Anne do të shoqërojë arkivolin e Mbretëreshës Elizabeta II në Londër përpara funeralit, njofton Pallati Buckingham.

“Buckingham Palace” njoftoi se arkivoli do të nisej për në aeroportin e Edinburgut të martën dhe më pas do të dërgohej në Londër nga RAF Northolt, me vajzën e vetme të Mbretëreshës në bord.

Arkivoli pritet të mbërrijë në Pallatin Buckingham në orën 20:00 GMT të martën, ku Mbreti Karl III dhe Mbretëresha Kamila do të jenë dëshmitarë të mbërritjes së tij.

Top Channel