Pedonalja e Shkodrës u kthye në një lumë të rrëmbyeshëm gjatë natës së kaluar.

E gjithë Shkodra u përfshi nga reshje shiu, me një dendisitet shumë të lartë.

Kjo ka sjellë edhe daljen jashtë funksioni të kolektoreve të qytetit të cilët nuk i kanë përballuar prurjet.

Si rezultat, zona muzeale e qytetit u mbush plot me ujë në mesnate duke ngjarë me shume me një lum se sa me një pedonale.

Top Channel